Satira e Gjekmarkajt: Ermo, mbretëresha që shejtanin fut në shishe, Mamica hodhi një çarçaf mbi karrigen e Babos dhe…

0
162
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj ‘godet’ sërish me analizën e tij satirike. Përmes humorit dhe ironisë, Gjekmarkaj tregon se çfarë ‘ndodh’ në seancat plenare, ku tek e fundit ai drejtoi për disa minuta dhe Kuvendin.

ANALIZA

Kronikë e ditës së lavdisë! Po e filloj aty ku nuk nisi! Se ndershmëria e lyp të merremi me byrekun që gazetari Man Stafa po hante për shtatë pale qejfe te bordurat e oborrit, në ishte nga mielli haram i qeverisë apo ai hallall i opozitës, fakt ky që shkaktoi rebelim e kundërshti nga kolegu i tij Isa Myzyraj, por po e lëmë me kaq. Edepsezërit për të ngrënë hanin si dreqër.

Bash kur dita po thyhej Çuçi me erdhi të banka ku isha ulur dhe me çehre të dhembshur mu drejtua “ke apo nuk ke shpirt?”-“po more i uruar i them, ç’llaf të lig kam hedhur, ç’te zeze kam bërë, i kam thyer zemrën Etildës si Gaz Bardhi me hukama tmerri, kam trishtuar Mimi di Puçini te rrëfen lavdinë e motit të madh, kam lënduar Majkon në zgjimet e tij të papritura prej Finegani, mos jam verbuar nga nuri i Mamices dhe kam shkelur në dërrasë të kalbur, duke derdhur qumështin e shpirtit si Dash Sula bidonet neper shkallë, mos kam trazuar Belen kur thashë “ministrushet”, edhe burrë në luftë edhe grua në paqe, nuk hyn, mos i kam zënë diellin, Taos, Braçes ju socialisteve tek admironi Jorushin e Tabakëve dhe e mikloni me tufa lulesh e fjalë të ëmbla sherbet?”.

“Jo jo tha ai menduar-nuk kemi sot Ermon mbretëreshën e zallamahisë, atë që e bën zap këtë salle dhe shejtanin fut në shishe ndaj Lindita është lodhur e duhet zëvendësuar, tek e fundja edhe ti je Zëvendës Kryetar Parlamenti”-“mirë xhanëm mirë, prishur mos qoftë po e keni pyetur Babon se ai ju kopanis, dridheni si purteka nga llaf i rëndë- e pyetem- na tha që i thoni atij nëse nuk llap kundër meje ka shanse të hypë prapë atje sipër”-pranova mu duk pazar i mirë, birinxhi. Lajmërova menjëherë Liderin në perspektive Gazin dhe Kryezevendes liderin Mulin se tek e fundit unë një Zëvendës Lider i vogël jam sado që i përhershëm dhe përgjithshëm. Ata me dhanë bekimin por me këshilluan që të mos joshem. Tek shikimi i Albanës nuk di në po gjeja mbështetje apo dyshim për tradhti.

Si kokorosh mora rrugën për atje lart. U ula, u rehatova, lëshova një eh, piva një gllënkë ujë siç bëjnë të gjithë ata ngarkuar me një barrë mënd. Më dukej vetja si bimbash e sadrazem. Një pasthirrmë lëshova ‘ah qafira qafira, do ju bëj terbiet, do ju rezilos’. I shihja nga lart dhe me dukeshin një grusht me jeziter që po bënin lëmsh vatanë. Tek rreshti i qeverisë ndihej frike e ankth. Mamica hodhi një çarçaf mbi karrigen e Babos teksa vërtitej sa lart pushtë si një ankth i vazhdueshëm, në fillim mendova mos e ka për të ruajtur nga pluhurat po e kishte nga frika mos shpërndaja unë ndonjë lëndë kimike. Ulsiu bënte kinse këshillohej me Belen! Ç’ke i thashë që rrotullohesh si i paudhë sa andej këtej, nuk do e ha karrigen, “jo or Gon nynykati me i ndodh gjë karrikes së Babos ç’ka me duhet jeta mua , se kësaj ja kemi pa hajrin tash 11 vjet”-“Yt mos e gëzofshi pra ju përgjigja”. Nasipi, Dilua dhe Baftua kishin mbledhur organizatën bazë dhe shkrofetinin, si erdhi kjo ditë e zeze, kjo gjëmë si, një kulak, një reaksionar, një nga ata që zbresin nga mali të ngjitet atje lart, duhet ta sulmojmë si varrin e Nënës Mbretëreshe dhe ta hedhim në erë?!

Klosi tha unë vetëm dy panënë e një sallam hako nga ato që ka qejf ajo që hapi akçihanen në Butrint kam me vete asnjë municion tjetër. Kemi lëshuar istikamin u degjua Bujari i Lushnjës po rrokullisemi, punët nuk venë mbroth, gjeneral Niko Nikoqiri ku është, ku i ka ushtritë bëntë pyetje retorike, më mirë Gonxhe të vinte ca goma makinash e ca bulona aty? Bernard Banushi lëshonte kumte solemne nga celulari, “ngrihu tani bjeri tavolinës dhe hakerreju, shporruni se boll dërdëllitet more pizevengjer, mos me zhgenje”.

Kosta i Gramozit e Linditës bitiste “se Babua e ka zemrën llagar e ja të ngjiti atje mbi vete”. Luan Baçi me krifen që i shkëlqente nga kënaqësia skaliste mesazhe me “marshallah, marshallah, hajer hajer”. Shpirti im e dinte ç’hiqte nga tentacionet. Pader Salianji si një shenjtor shihej ca në një cep në një tjetër të sallës duke lëshuar bekimet e tij apostolike për ç’farë i shihte syri e zinte dora. Plot paqe e ka xhanin ai qerrata! Pas nja dy orësh u kthye Lindita ! Po të pëlqen tha ë? Po mirë qenka, jo keq u gjegja veç kjo lëkura e karriges me lagu pantallonat nga djersë e madhe qënka nikelit! Hajt tani def nga sytë tha, sikter dhe mo të shoh më këtu- u bone ti?!

Zjarr Tv Ad