Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ambjentalisti Sazan Guri i ftuar në Ora News në emisionin “Epiqendër” të moderatores Sonila Musai foli për premtimin e kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj se do të kemi ujë 20 orë në ditë dhe ujë të pijshëm.
Ai u shpreh se uji që vjen nga çezmat nuk pihet. Ndër të tjera Guri tha se ne paguajmë ujë të ndotur.
“Është një tarifë nga minimale 5 mijë lekë në minimale 25 mijë lekë. Pra minimale do të thotë një qytetar i zakonshëm që paguante 5 mijë lekë dhe sot paguajmë 25 mijë lekë dhe ujë të ndotur dhe e dyta paguajmë tarifë për trajtimin e ujërave dhe një gjë e tillë nuk ndodh”.