Sekretari Organizativ i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari ka ngritur shqetësimin e sektorit të bujqësisë e cila sipas tij është në një emergjencë.
Në një postim në Facebook, arsyet që kanë sjellë këtë situatë janë rritja e çmimit të karburantit e inputeve bujqësore, mungesa e infrastrukturës, mungesa e tregut për produktet vendase, mungesa e subvencioneve dhe skemat klienteliste të përfitimit.
Postimi i Endrit Braimllari:
Fermeri vëndas në varfëri, Rilindja propagandë dhe mashtrim. Fermeri vëndas po përballet me vështirësi të jashtëzakonshme në kushtet kur çmimet po rriten çdo ditë.
Rritja e çmimit të karburantit e inputeve bujqësore, mungesa e infrastrukturës, mungesa e tregut për produktet vëndas, mungesa e subvencioneve dhe skemat klienteliste të përfitimit.
Rreshjet e breshërit në muajin qershor dhe mungesa e vëmendjes nga pushteti lokal dhe qendrorë kanë çuar fermerin vëndas në kushtet e falimentimit.
Është e pa imagjinuar që 80 përqind e të rinjve në qarkun Korçë, në zonën më prodhuese të Shqipërisë emigrojnë në Maqedonin e Veriut dhe në Greqi për të kryer të njejtën punë në bujqesi dhe lënë tokat e tyre më prodhuese sepse Rilindja nuk i mbështet por i detyron drejt emigrimit në një politikë të qartë antikombëtare dhe shpopulluese.
Sektori i bujqësisë është në emergjencë dhe duhet të shikohet qartë si një sektor strategjik dhe për këtë kerkon vëmendje dhe angazhim të drejtëpërdrejtë.
Bujqësia ka nevojë:
Revolucion Antikorrupsion në bujqësi me qëllim që prioritet i AZHBR-së të mos jetë afera e inceneratorëve por fermeri vëndas.
Subvencionim i drejtëpërdrejtë për çdo njësi prodhimi.
Subvencionim për çmimin e inputeve.
Subvencionim për skemën e karburantit.
Favorizimin e produkukteve Made in Albania.
#Bujqesia sektor strategjik që kthen shpresë dhe hap vënde të reja pune