Serat dhe tokat nën ujë, Vojo Bregu publikon pamjet nga përmbytjet dhe u bën thirrje qeveritarëve: Mos rrini në “Facebook”, por merrni masa të shpëtoni gjënë e gjallë

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Reshjet e dendura të shiut, kanë sjellë problematika të shumta, ku janë përmbytur me mijëra hektarë tokë dhe disa shtëpi, Vojo Bregu, zyrtar i LSI dhe ish-Sektretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë, ka postuar  pamje nga situata e përmbytjes në vend.

Në pamje shihet serat që janë nën ujë, si dhe qindra hektarë tokë të gjendura nën ujë, Vojo u bën thirrje kryebashkiakëve dhe qeveritarëve që mos rrinë në “Facebook”, por të merren masa që të shpëtohet gjëja e gjallë.

“Këta kryebashkiakët dhe qeveritarët që dalin dhe tregojnë çdo 2 orë nivelin e lumenjve janë sa qesharakë aq dhe të neveritshëm. Lëreni FB sot të paktën dhe merrni masa të shpëtoni gjënë e gjallë, se ujin e lumenjve nuk e pini dot.

Ndërkohë më kanë shkruar që bashkia Patos, në fshatin Verbas, ka hapur një kanal kullues, pa i paralajmëruar banorët duke i permbytur serrat dhe rrezikuar jetën. P.S. Ndërkohë drejtori i Emergjencave Civile sapo deklaroi që nuk kemi përmbytje”, shkruan Vojo në postmin e tij.

Zjarr Tv Ad