Sërish tmerr në Serbi, e mitura futet në shkollë me thikë dhe …

0
187
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në Serbi. Sipas mediave vendase mësohet se mesditën e sotme një 16-vjeçare ka plagosur me thikë një nxënës dhe një mësues në shkollën private “Ruđer Bošković” në Beograd.

Ajo është futur në ambientet e shkollës me një thikë kuzhine në duar dhe ka sulmuar një nxënës dhe mësuesin, fatmirësisht të cilët nuk kanë pësuar plagë të rënda dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Siç thuhet dhe nga raporti i MPB-së, adoleshentja është neutralizuar menjëherë dhe është arrestuar nga policia, ndërkohë priten më tepër detaje në vijim.

Ndërkohë kujtojëm se ditën e djeshme një 14 vjeçar shkaktoi një masakër në shkollën fillore“Vladislav Ribnikar” në Vaçar.

Ai vrau me armën e zjarrit të cilën ja kishte marrë të atit të tij 9 persona, duke përfshirë rojën dhe 8 nxënës të shkollës fillore. Të plagosur kanë mbetur dhe 15 nxënës dhe mësuesja e historisë e shkollës.

Zjarr Tv Ad