Shehaj shpërthen ndaj Maznikut: Me paratë që ke vjedhur fiton dhe një majmun, s’ke asnjë zotësi

0
100
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD-së, Agron Shehaj ka reaguar ashpër ndaj ministrit të Ramës, Arbjan Maznikut, pasi ky i fundit iu drejtua se pala kundërshtare thjesht duhet të pranojnë humbjen.

Shehaj akuzoi Maznikun dhe Kryeministrin se fitojnë vetëm përmes parave të vjedhura dhe pushtetit. Sipas deputetit demokrat, me lekët që ata kanë vjedhur dhe pushtetin që kanë fiton edhe një majmun, pasi sipas tij, ata nuk kanë asnjl zotësi.

Shehaj e konsideroi si hipokrizi faktin se PS për zgjedhjet e vitit 2021 ka deklaruar se ka shpenzuar vetëm 1.5 milion euro, kur në të vërtetë ka harxhuar me dhjetra miliona euro vetëm si parti, veç atyre që kanë dalë nga oligarkët.

Agron Shehaj: Mazniku ka shumë të drejtë që të vijë të japi leksione të thotë ju humbët kështu që pranoni humbjen, edhe duke shitur dhe mend duke na treguar teori këtu. Me paratë e Maznikut fiton kushdo, me paratë që ka Mazniku dhe përdor në fushatë elektorale fiton edhe një majmun. Një majmun ta marrësh t’i japësh paratë që ka përdorur Mazniku në zgjedhjet e fundit në 2021, fiton. Edhe me pushtetin që ka. Kur flet Mazniku sa kam harxhuar unë në Facebook, unë mund të kem harxhuar 10 mijë Euro një gjë e tillë. Mazniku duhet të na thotë, PS ka një hiprokizi thotë që ka deklaruar 1.5 milionë. E di kushdo që ju keni harxhuar dhjetra miliona Euro dalë nga ju, përveç atyre që kanë dalë nga oligarkët tuaj. Ju vetëm për këtë duhet të ishit në burg. E di kushdo, e di SPAK, e dinë ndërkombëtarët, e dinë gjithë shqiptarët. Dhe mos na shit mend ne këtu se nëse ke fituar, ke fituar me para, nuk ke asnjë aftësi, asnjë zotësi. Thjesht ke vjedhur dhe me paratë që ke vjedhur ke blerë zgjedhjet edhe je aty ku je. Dhe keni 3 mandate që jeni aty dhe i keni kthyer zgjedhjet në nëj formalitet. Kështu që mos na shit shumë mend.

Zjarr Tv Ad