Shehi: Jam i zhgënjyer, nuk mund të bëhem dekor festash boshe. Kemi gabuar!

0
73
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dashamir Shehi, një nga firmëtarët e e themelimit të PD-së, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH deklaroi se është I zhgënjyer që 34 vite më pas institucionet, shteti, është në gjendje jo të mirë, ndryshe nga çfarë u deklarua 3 dekada më parë.

“Unë jam një nga 300 firmëtarët. Por s’dua të vijoj si ato fabulat e 200 petritave të komunistëve.

Nuk marr pjesë, sepse në vend që të jetë ditë e reflektimit, është kthyer në ditë celebrimi. Politika bëhet në publik përtej shejtanlliqeve. Unë e konsideroj veten njeri të shtetit se sa të partisë. Shumë mirë që bëhen, por piktura do kornizë. Këto evente politike duhet të shërbejnë si refleksione. Ku kemi gabuar? Pse nuk është Shqipëria aty ku deklaruam se do e çonim? Nuk them se Shqipëria ka shkuar mbrapa.

Ka zhvillim ekonomik. Ka arsimim dhe jashtë vendit. Institucionet shqiptare janë keq. Gjykatat nuk janë të pavarura. Kishim universitete që nuk ishin të këqija, sepse nga ato dolën inxhinierë, agronomë, por i dëmtuan.

Prandaj shteti është i dobët dhe nën presionin politik. Nuk e kisha menduar se do shikoja atë nivel që është sot në parlament, që institucionet të jenë aq keq. Zhytur në korrupsion. Ku shkoi idealizimi? Kemi 3 vjet që numërojmë paret e shefave tanë politik”, tha Shehi.

Zjarr Tv Ad