Shembja e mbikalimit të këmbësorëve në zonën e Sukthit pengon lëvizjen e sigurt të banorëve të cilët çdo ditë duhet të bëjnë afro 2 km në këmbë dhe mes makinave për të kaluar nga Fermë Sukthi në Shijak dhe përreth.
“Ka një muaj që është dëmtuar kjo urë dhe s’ka vend kush dorë. Duhet të sillemi matanë dhe bëjmë 2 km rrugë. Ura është problem”, u shpreh një banor.
Kjo situatë është prej 2 muajsh dhe asnjë institucion nuk u ka dhënë përgjigje se si do të zgjidhet ky problem, i cili i pengon banorët të shkojnë në shkollë, ambulancë apo tregun e zonës.
“Na prish shumë , po nuk u bë mbikalimi ne jemi të shtypur. Na pengon për të dalë tek tregu, te pazari. Na prish shumë punë. Jemi të rrezikuar se na shtyp makina”, theksojnë ata.
Qytetarët gjithashtu u shprehën se ndihen të rrezikuar dhe se mbikalimi duhet të të bëhet sa më shpejt.
“Na prish punë, sepse duhet të ecim në këmbë. Rruga është e domosdoshme. Vetëm gënjejnë”, shprehen banorët.
Ndërkohë banorët shprehen se mbikalimi i ri duhet të ndërtohet i sigurt për banorët pasi i pari lëvizte dhe rrezikonte jetën e tyre.