Aktori i njohur, Çun Lajçi, ka reaguar lidhur me nisjen e punimeve në Teatrin Kombëtar të Tiranës, ku i ka drejtuar një pyetje kryeministrit Rama.
Teksa shprehet se është i befasuar nga projekti i Teatrit, ndryshe nga revolta që kishte kur u shemb teatri i vjetër, Lajçi mbetet akoma i dyshuar nëse gjithçka “Do jetë tamam siç duhet”.
Reagimi i plotë:
Nga Çun Lajçi
O Edi Rama!
Kur e rrënove Teatrin Popullor t’pata quejt të çmendur, por sot që e vune gurthemelin mbeta unë i çmendur nga nji projekt që rrallë kush do ta ketë n’Evropë!
Ne s’jemi mësua me salla luksi, me skenë bravuroze e deshtore të ngohta! Ne e duem atë dërrasën e gjatë n’ballinën e ngrehinës që shkruente “Teatri Kombëtar”, pa çka që artistëve u vinte era myk nga kthinat e kalbuna!
Ti e din se s’jam i Yti as i Salkos, por jam i kaçakut Ali Rexha që punës së mirë i thotë: T’lumshin duert e me hajër të qoftë!
Por!
A do t’jetë tamam-tamam kështu siç duket?