Shenja interesante që tregojnë se do të jetoni një jetë të gjatë

0
1358
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prej asaj se çfarë hani e deri tek ajo se si jetoni, të gjitha gjërat e vogla që i bëni në jetë kanë ndikim në jetëgjatësinë tuaj.

Ajo çfarë ndoshta nuk e keni ditur deri më tani është se gjërat që i bëni çdo ditë në jetë mund të ndikojnë në atë se sa gjatë dhe sa mirë do të jetosh.

Më poshtë do të mund t’i gjeni disa prej shenjave të dëshmuara shkencore që tregojnë se jeni drejt një jetëgjatësie të gjatë.

1. Nëse ke një stomak të rrafshët pas menopauzës.
Gratë të cilat kanë stomak më të rrafshët në moshën e mesme të tyre janë 20% me më shumë gjasa që të jetojnë më gjatë, sipas një studimi të plakjes nga Instituti Kombëtar i Plakjes në SHBA. Nëse stomaku juaj është 35 inç ose më shumë, ushtroni gjatë kësaj moshe më shumë.

2. Nëse ke qenë një i ri i shëndetshëm.
Një studim në Journal of Pediatrics që ndoqi 137 amerikanë nga lindja deri në moshën 28-vjeçare gjeti se të jesh me mbipeshë gjatë moshës 14-vjeçare rritë shanset për të zhvilluar diabetin e llojit 2 gjatë moshës së rritur. Të rriturit me diabet janë dy deri në katër herë më të rrezikuar nga sulmi në zemër se sa të tjerët, transmeton Lajmi.net.

3. Nëse konsumoni mjedra.
Shumica e amerikanëve hanë 14 deri në 17g mjedra fibra në ditë; shtoni vetëm 10g dhe ju zvogëloni rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrës për 17%, sipas një studimi në Holandë. Fibrat që gjenden në mjedra ndihmojnë në reduktimin e kolesterolit, duke përmirësuar ndjeshmërinë e insulinës dhe duke ndihmuar në humbjen e peshës.

4. I llogaritni të gjitha kaloritë.
Hulumtues të ndryshëm raportojnë se meshkujt dhe femrat të cilat i kufizojnë kaloritë e tyre ditor në 1,400 dhe 2,000, janë më pak të prirë për t’u prekur nga ndonjë sëmundje e zemrës gjatë moshës së re dhe zemrat e tyre funksionojnë si të një 15-vjeçari.

5. Nëse jeni përdorues i çajit.
Edhe çaji i gjelbër dhe ai i zi përmbajnë doza të koncentruara të katekineve, substancave të cilat ndihmojnë enët e gjakut të relaksohen dhe mbrojnë zemrën tuaj. Në një studim të më shumë se 49,000 japonezëve, ata të cilët kishin pirë 5 ose më shumë filxhanë çaj të gjelbër në ditë kishin shanset më të vogla për t’u prekur nga sëmundje të zemrës apo për të vdekur nga to. Studimet e tjera duke përfshirë edhe çajin e zi treguan rezultate të ngjashme, transmeton Lajmi.net.

6. Nëse nuk hani hamburgerë.
Të hash ndonjëherë nuk është asgjë keq, por të hash 5 deri në 15 hamburgerë në javë është me të vërtetë e rrezikshme, pasi rritë mundësinë e prekjes nga kanceri i zorrëve – lloji i tretë më i zakonshëm i kancerit në botë. Rreziku nga kanceri i zorrëve rritet gjithashtu për 42% kur ju hani 2 ose 3 hamburgerë në ditë.

7. Nëse vraponi 40 minuta në ditë.
Shkencëtarët në Kaliforni kanë gjetur se njerëzit e moshave të mesme të cilët vrapojnë rreth 5 orë në javë, jetojnë më gjatë dhe kanë një jetë më të shëndetshme kur janë më të moshuar. Sipas studiuesve, ata të cilët vrapojnë 40 minuta në ditë për çdo ditë, kanë më pak mundësi të preken nga kanceri, sëmundje neurologjike dhe infeksione.

8. Nëse në vend të vozitjes preferoni ecjen.
Njerëzit e shëndetshëm – të definuar sipas asaj që ecin 30 minuta në ditë – kanë më shumë gjasa që të jetojnë më gjatë se ata të cilët ecin më pak, pa marrë parasysh se peshë kanë, sipas një studimi. Njerëzit me peshë mesatare të cilët ecin rreth 10 minuta në ditë, përmirësojnë dukshëm shëndetin e zemrës. Kështu, ecni sa më shumë dhe para se ta kapni veturën për të shkuar diku ku mund të shkoni edhe në këmbë, ecni.

9. Kur pulsi juaj rrahë 15 herë në 15 sekonda.
Kjo do të thotë 60 rrahje për minutë. Shumica e njerëzve të cilat kanë norma në mes të 60 dhe 100bpm, janë më të shëndetshëm dhe kanë më shumë gjasa të jetojnë më gjatë. Një puls i ngadaltë do të thotë se zemra nuk po punon siç duhet.

10. Keni filluar menopauzën pas moshës 52-vjeçare.
Studimet tregojnë se menopauza e vonshme mund të thotë edhe jetë më të gjatë. Gratë të cilat hynë në menopauzë vonë kanë më pak gjasa të zhvillojnë sëmundje të zemrës, transmeton Lajmi.net.

11. Nëse keni lindur fëmijë pas moshës 44-vjeçare.
Nëse keni mbetur shtatzënë në mënyrë natyrale pas moshës 44-vjeçare, ju keni rreth 15% më pak gjasa të vdisni gjatë çdo viti pas moshës 50-vjeçare se sa miqtë tuaj të cilët i kanë lindur fëmijët e tyre para moshës 40.

12. Nëse nëna ju ka lindur kur ishte shumë e re.
Nëse ajo ishte nën 25-vjeçe kur ju lindi juve, atëherë ju jeni dy herë me më shumë gjasa që të jetoni deri në 100 vjet se sa të tjerët që kanë lindur nga një nënë më e vjetër, thonë shkencëtarët nga Universiteti i Çikagos. Ata dyshojnë se sa më të reja të jenë vezët e nënës që shkojnë në fekondim, aq më i shëndetshëm do të jetë fëmija që do ta lindë.

Zjarr Tv Ad