Një sherr mes disa personave ka ndodhur në fshatin Llakatund të Vlorës në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune. Për pasojë, disa persona janë lënduar dhe ndodhen për mjekim në spitalin e qytetit bregdetar, raporton newsbomb.al.
Mësohet se shkak është bërë një martesë e prishur mes nuses nga fshati Llakatund dhe ish-dhëndrit nga Kosova. Ky i fundit ka shkuar në Vlorë dhe është rrahur me familjarët e ish-bashkëshortes.
Debati dhe sherri ka vazhduar gjatë, aq sa ish-dhëndri i ka vënë flakën me benzinë shtëpisë së vjehrrit të tij, duke bërë që ajo të shkrumbohej e gjitha. Po ashtu, nga flakët e mëdha është djegur plotësisht dhe shtëpia e fqinjit. Nga zjarri nuk ka mbetur më asnjë nga dy shtëpitë.
Edhe pas këtij episodi, sherri ka vazhduar dhe personat e përfshirë janë përleshur fizikisht me njëri-tjetrin. Për pasojë, disa prej tyre janë lënduar dhe kanë përfunduar në spitalin e Vlorës për mjekim. Edhe Policia e qytetit bregdetar është duke ndjekur rastin.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe po interviston personat e përfshirë në konflikt. Deri tabni, nuk ka një njoftim zyrtar nga Blutë e Vlorës për persona të arrestuar apo ndaluar..NEWSBOMB.AL