Sherr në lokal, 1 i vdekur e 16 të plagosur në Prishtinë

0
87
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Njolla gjaku kanë mbetur ende jashtë lokalit ku të premten mbrëma pas një përleshje me armë zjarri mbetën dhjetëra të plagosur. 39-vjeçari Kastriot Ramadani nuk arriti t’u mbijetonte plagëve dhe u nda nga jeta në QKUK.

Sipas të dhënave të Shërbimit Spitalor të Kosovës 16 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, prej tyre 7 të plagosur me armë zjarri dhe të tjerët me mjete të mprehta.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje mes dy grupeve.

Raportohet se një nga të dyshuarit i cili ndodhet në arrati është në kërkim të FBI-së si i dyshuar për trafik droge Kanada-Nju Jork, i cili ishte në tavolinë edhe me personin që ka vdekur nga arma e zjarrit.

Ndërsa një tjetër i dyshuar që ishte në grupin rival është nën vëzhgimin e policisë bashkë me dy të tjerë të dyshuar e që po trajtohen në QKUK.

Zjarr Tv Ad