Një 52 vjeçar në burgun e Fierit ka ndërruar jetë rrugës për në spital, pasi shfaqi disa shqetësime dhe komplikacione.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe dyshohet se shkak i vdekjes së viktimës ka qenë një infarkt.
Shoku i dhomës ka konstatuar problemin shëndetësor dhe ka njoftuar autoritetet të cilat kanë marrë masat për ta dërguar në spital.
52-vjeçarit mësohet se në spital ka mbërritur pa shenja jete.
Të shokuar për vdekjen e papritur të 51-vjeçarit, të afërmit në fshatin Panahor të Mallakastrës, pohojnë se babai i tre fëmijëve nuk vuante nga probleme shëndetësore.
Ata pohojnë se lajmin e kanë marrë nëpërmjet një telefonate në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku janë njoftuar nga drejtoria e burgut.
“Kontaktin e fundit e kemi pasur para tre ditësh, i kam çuar ushqime gjëra, ai ishte i dënuar me 7 vite burg, nuk e di të saktë. Në orën 4 e gjysmë të mëngjesit na lajmëruan dhe na thanë që është dërguar pa shenja jete në spital. Djalë më të mirë në fisin tonë atë kishim, nuk ishte njeri problematik. Për momentin familja nuk ka dyshime në lidhje me ngjarjen”, shprehet një prej familjarëve të Toskës.