Shi intensiv në mëngjes dhe vranësira kalimtare pasdite

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Duke filluar nga dita e nesërme mbi vendin tonë pritet përmirësim gradual i kushteve atmosferike.

Moti parashikohet fillimisht me vranësira mesatare dhe të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në relievet malore në lartësitë mbi 1000 metër këto reshje do të jenë në formën e dëborës.

Duke nisur nga orët e mesditës moti parashikohet me kthjellime e vranësira kalimtare të cilat do të jenë më tepër prezente përgjatë relieveve malore në lindje.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, ndërsa në bregdet ajo fiton shpejtësi deri në 8-10m/s. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 2 deri 11°C

në zona e ulëta 2 deri 17°C

në zona bregdetare 5 deri 17°C

Zjarr Tv Ad