Shifra alarmante/Emigrantët minorenë shqiptarë zënë vendin kryesor Itali

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shqipëria është vendi kryesor i prejardhjes së emigrantëve minorenë të pashoqëruar që kanë mbërritur në Itali në vitin 2018.

Janë 1550 emigrantë minorenë shqiptarë që udhëtuan në Itali pa familjet e tyre gjatë vitit të shkuar e përbëjnë numrin më të lartë me 14.4 % të numrit të tyre të përgjithshëm.

Unicef Italia ka prezantuar sot raportin vjetor mbi situatën e emigrantëve minorenë të pashoqëruar në Itali përgjatë vitit 2018 duke u bazuar në të dhënat e Ministrisë italiane të Punës dhe Politikave Sociale.

Ky vit ka shënuar një reduktim të dukshëm të numrit të emigrantëve minorenë që kanë mbërritur pa familjen e tyre në Itali, por sipas Unicef Italia ka pësuar ndryshime harta e prejardhjes së origjinës së tyre.

Nëse gjatë vitit 2017 numri i tyre më i madh vinte nga vendet e Afrikës Subsahariane perëndimor e Shqipërisa renditej në vendin e katër, në vitin 2018 Shqipëria e Egjipti janë vendet kryesore të nimorenëve të pashoqëruar që kanë mbërritur në Itali përgjatë këtij viti.

Sipas raportit të bërë publik sot nga Organizata Botërore për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Itali, gjatë vitit 2018 janë regjistruar 10.787 minorenë të pashoqëruar në Itali e vetëm 3.536  kanë mbërritur përmes rrugës detare të Mesdheut. 85% e tyre kanë moshën 16-17 vjec.

Minorenët shqiptarë janë të parët në numër.

 Janë 1550 minorenë shqiptarë të mbërritur apo familjen e tyre në Itali e pas tyre renditen në vendin e dytë ata me origjinë nga Egjipti që janë 930. 

Pas shqiptarëve dhe egjiptianëve  renditen minorenët me prejardhje nga Gambia, Guinea, Eritreea, Bregu i Fildishtë etj.

Në vendin e  14 të kësaj renditen dhe 315 minorenët me origjinë nga Kosova.

Verifikohet një reduktim i dukshëm nga viti 2017 kur numri i tyre ishte 18.303 .

Por gjatë vitit 2018 regjistrohet dhe një numër i lartë , 5.229. minorenë të larguar nga qendra sociale pa ditur se ku ndodhen.

Sipas statistikave të Ministrisë italiane rezultojnë 37 minorenë shqiptarë të larguar nga qendrat e mbrojtjes sociale.

Zjarr Tv Ad