Në Përmet, në fshatin Çarçovë, një masiv shkëmbor është shkëputur nga mali dhe ka rënë mbi banesën e një 25-vjeçari.
Policia bën me dije se i riu ka mbetur i bllokuar brenda shtëpisë, pasi masivi i ka zënë gjymtyrët e poshtme, duke ia bërë të pamundur lëvizjen.
Mësohet se policia zjarrfikësit dhe autoambulanca kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për nxjerrjen e trupit të tij.
Njoftimi i policisë:
Përmet/Informacion paraprak
Mëngjesin e sotëm, në fshatin Çarçovë, një masë shkëmbore ka rrëshqitur nga mali dhe ka rënë në banesën e shtetasit Dh. V., 25 vjeç. Si pasojë, ka mbetur i bllokuar në banesë, 25-vjeçari, të cilit një pjesë e masës shkëmbore i ka zënë gjymtyrët e poshtme dhe i ka pamundësuar lëvizjen.
Shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe autoambulanca kanë mbërritur në vendngjarje, ku po punohet për nxjerrjen e shtetasit Dh. V.