Shkodra “mbytet”, Balluku bën shopping te ‘Ralph Lauren’ në Athinë, ja kush e shoqëron

0
438
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një kohë që Shkodra dhe Lezha janë “gjunjëzuar” nga përmbytja e shkaktuar jo prej Zotit, por nga dora e KESH-it që së bashku me qeverinë hapën portat e HEC-eve duke shkarkuar ujë, ndërkohë që blinin energji në tregun ndërkombëtar, zv/kryeministrja Belinda Balluku e ka shfrytëzuar motin me shi për të udhëtuar drejt Greqisë.

Jo për ndonjë takim zyrtar si Ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës apo si zëvendëse e Ramës, por për të bërë “shopping” në dyqanet më luksoze dhe të shtrenjta të kryeqytetit helen.

Sipas JOQ, Balluku është fotografuar së bashku me drejtorin e “Albgaz”, Arbër Avrami, teksa bëjnë “shopping” në dyqanin e firmës së njohur ndërkombëtare “Ralph Lauren” në Athinë.

Balluku, e cila është akuzuar edhe nga opozita se lundron në luks, pasi nuk nguron të përdorë veshje dhe aksesorë me vlerë mijëra euro në konferenca apo Kuvend, shfaqet e veshur me një pallto të zezë duke mos u kursyer në blerje.

E mistershme është ndërkohë prezenca e Avramit në krah të Ballukut në një dyqan veshjesh larg kornizës zyrtare, pasi ai është  administratori i shoqërisë “Albgaz sha” me 100% të aksioneve të zotëruara nga shteti shqiptar.

Kompania “Albgaz sha” është një ndër kompanitë që ka dhuruar rreth 31 tendera sekretë me vlerë miliona euro.

Sakaq, xhiroja e ministres Balluku në Athinë tregon se ajo nuk shqetësohet aspak për situatën e krijuar në Veri të vendit, ku moti i keq shkaktoi edhe dy viktima ndërsa kaskada e Drinit u kthye sërish në “mallkim” për banorët.

Zjarr Tv Ad