“Shkoi te një magjistare në Fier për t’i shpëtuar SPAK-ut”, Curri tregon raste befasuese për politikanët: Unaza, tatuazhet dhe litarët në duar… janë të lidhur me demonët

0
205
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fati dhe bestytnitë është një temë që jo pak herë është lidhur edhe me politikën, duke shtruar pyetjen se a besojë dhe e praktikojnë ata vërtet apo jo.

Analisti Arjan Curri, i ftuar në Top Story tregoi disa raste të zyrtarëve të lartë të shtetit, si deputetë, ministra apo prokurorë, të cilët besojnë dhe bëjnë magji për përfitimet e tyre dhe shpesh herë në kurriz të të tjerëve.

Si pasojë thotë Curri, duke mos pasur mundësinë të “sakrikiojnë” diçka në këmbim të magjisë, shumë prej tyre kanë përfunduar të sëmurë, duke thënë se “në lashtësi e bënin me sakrifikim të kafshëve ose njerëzve, sot gjakun që magjia kërkon ta merr ty”.

“Magjistarët janë njerëz të pushtuar që kanë bërë marrëveshje me një person. Politikanët kanë provuar që në bashkëpunim me këta magjistarë kur ofrojnë një sakrificë të caktuar e marrin shpërblimin. Politikanë të rëndësishëm, në dukje një teolog e kupton, që kanë marrë magji”, thotë ai.

Rastet që përmend Curri, dhe që sipas tij do të vërtetohen që janë fakte.

– Njerëz të rëndësishëm mbanin në dorë një litar me 7 të vegjël të lidhur. Duhet t’i bësh të shtatë bashkë dhe ti tërheq një energji demoniale.

– Një politikan tjetër ka pasur një unazë me gur të zi, ku thonë që guri i zi është i lidhur me një xhind.

– Politikanë të tjerë kanë tatuazhe si fatsjellëse, një politikan e kishte bërë të gjithë trupin me tatuazhe. Tatuazhi nuk e mbrojti dot, por për më tepër sot vuan nga kanceri.

– Një tjetër shkonte në një magjistricë të Fierit, që shkonte për të mos e kapur SPAK dhe ia arriti. Por thuhet që ka pësuar një paralizë faciale, duket edhe në ekran. Shumica shkojnë për t’i bërë magji prokurorëve të SPAK.

– Një prokuror i rëndësishëm i SPAK ka kërkuar ndihëm e një fondacioni që ka dhuruar në shtëpi. Është vërejtur që në shtëpinë e tij dhe në zyrë janë gjetur nuska, që ku tentohet që t’i bëjnë magji për të mos arrestuar politikanët.

Zjarr Tv Ad