Merkatorja televizive ka filluar tashmë dhe përflitet për lëvizje të shumta.
Para pak ditëve u raportua se ‘Klanifornia’ nuk do transmetohet më në Tv Klan. Teksa lajmi nuk është konfirmuar ende, sipas Kryefjala dy aktorët e këtij programi televiziv Olsi Bylyku dhe Jul Deda, nuk do jenë më pjesë e tij.
Po e njëjta media raporton se dy aktorët do rikthehen në ‘Top Channe;, pasi janë parë në ambientet e televizionit. E aludohet se do jenë pjesë e ‘Portokalli’.
Kujtojmë se Olsi u bë i njohur me personazhin e “Kimikatit” para disa viteve në ‘Portokalli’ ku nisi rrugëtimin e tij drejt ekranit, teksa Juli ka qenë një nga aktorët e parë të këtij show humoristik dhe i njohur kryesisht në treshen e famshme ThShlBsh.
Theksojmë se lajmi nuk është konfirmuar dhe mbetet në kuadrin e aludimeve.