Shoku fut të miturin në një shtëpi të pabanuar në Durrës, tenton ta përdhunojë

0
1101
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një djalë i mitur në Durrës është abuzuar seksualisht nga një djalë 15 vjeçar, të cilin e kishte shok lagjeje.

Adoleshenti A.E., banor i Durrësit, akuzohet se dje, në një shtëpi të pabanuar në lagjen Nr.12 të qytetit bregdetar, ka tentuar të kryejë marrëdhënie homoseksuale me 14- vjeçarin M.Ll., edhe ai nga i njëjti vendbanim me të dyshuarin.

Policia lokale tha sot se nisi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të 15-vjeçarit A.E., banues në Durrës.

Ka qenë i mituri i cili në sajë të rezistencës së bërë, ka mundur të shpëtojë nga synimet e atij që deri këtë të martë e dinte shok.

Mesohet se 14- vjeçari i cili është larguar duke vrapuar, i ka treguar çdo gjë të ëmës, duke bërë që së bashku të drejtohen për në polici për kallëzim.

I mituri ka treguar se kjo ishte hera e parë që i ndodhte diçka e tillë dhe se A.E., e kishte fqinj.

Për më tepër ai ka thënë se kishin dalë si zakonisht dhe teksa po rrinin pranë shtëpisë së pabanuar, 15- vjeçari ka tentuar të abuzojë seksualisht nëpërmjet dhunës, duke e goditur disa herë për shkak se nuk pranonte të bëhej “i tiji”.

Po ashtu, M.LL., i ka thënë policisë në prani të nënës dhe psikologut detajet e ngjarjes, se si fqinji nisi ta prekte me forcë, duke shtuar se as nuk i shkonte ndërmend një gjë e tillë, pasi A.E., nuk kishte lënë më herët sinjale të dyshimta.

Burime nga policia i thanë noa.al, se procedimi penal në gjendje të lirë ndaj 15-vjeçarit, u bë për shkak të moshës së tij të mitur.

Në ngarkim të tij për ndjekje të mëtejshme materialet i’u referuan Prokurorisë së Durrësit për veprën penale “marrëdhënie homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç e mbetur në tentativë”.

Zjarr Tv Ad