Shoqet e Hygertës: Pasi vrau babanë erdhi në shkollë, ishte e …

0
231
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shoqet e Hygerta Metës, 19-vjeçares e cila u përfshi në vrasjen e babait të saj Pëllumb Metës, bashkë me dy vëllezërit e saj, të cilët e vranë me pistoletë dhe e groposën në kasollen e lopës, e tregojnë si shumë të ftohtë.

Në një interviste për Report Tv, pas krimit Hygerta ka shkruar në mësim, ndërsa tregojnë se ishte një studente shumë e mirë. Shoqet tregojnë se Hygerta ishte një vajzë e veçuar dhe asnjëherë nuk shkonte në kafe me shoqet.

Në perceptimin e tyre vihej re një lloj depresioni dhe se i pëlqente shoqëria, por sforcohej dhe rrinte vetëm. Pas vrasjes së të atit, në një diskutim për familjen sipas shoqeve të saj uli kokën. Ata shprehen se nuk kishte rrjete sociale dhe nuk përdorte telefonin. Në ato momente që fliste kishte treguar se babain e kishte shumë strikt.

Gjithashtu, shoqet e Hygerta Metës thonë se ajo kishte shprehur dëshirën për të marrë një shtëpi në Tiranë dhe të jetonte në kryeqytet dhe do e diskutonte me familjen.

“Për aq kohë sa e njoh dhe kam qëndruar me të di që e bënte vajtje ardhje vinte në mëngjes ikte sapo mbaronte mësimin. Ka pas treguar se donte të qëndronte këtej. U shpreh se donte ta fliste me familjen dhe të merrte shtëpi këtu.

Ajo ka thënë që nuk e ka diskutuar akoma por ka dëshirë të diskutojë me të shtëpisë të rri këtu. Ishte pak tip i ftohte indiferente .

Ka qenë ajo goca që gjithmonë mësonte ishte e fokusuar tek mësimet në pjesën e shoqërisë ka qenë gjithmonë tip i mbyllur

Nuk vinte asnjëherë në kafe. Rrite duke mësuar. Nuk fliste për gjëra personal dhe ishte e fokusuar vetëm tek mësimet.

Ne jemi ndjerë shumë keq nuk kemi dashur ta parashikojmë nuk ishte e lehtë për ne të kishim një opinion të saktë. Është sjellë shumë normale kur ngjarja ka qenë e freskët. Kemi pas folur donim bashkë. Ditën para se të merrej vesh e kam parë të stolat para shkollës. Me tha mendja mos ti flisja. Ka pasur raste që ka qenë e qeshur, kam menduar se kishte problem në familje, ka qenë pak depresive.

Unë që në fillim ngaqë vet jam sociale, jam munduar të afrohem me Hygertën por e kam parë se ishte shumë indiferente. Ajo gjithmonë ishte me mendimin s’kam pasur shoqëri nuk kam pasur kurrë. Nuk e ndjente. I pëlqente shoqëria që ne i jepnim. Nuk ishte ashtu siç shfaqej por e forconte veten. Sforconte veten të rri larg.

Donte të kishte, por edhe nuk donte…

Pas krimit…. ka ardhur 2-3 ditë mesa di unë! Vinte dhe ishte më e ftohtë se zakonisht. Një ditë të javës së kaluar diskutuam rreth familjes… u pyet sa e doni babain, vura re se Hygerta uli kokën dhe nuk u përfshi nuk reagoi fare…

Duke parë Hygertën si në sjellje kemi rastisur që kishim rrugën bashkë, tha se kishte harruar telefonin dhe nuk ishte fare në panik. Ajo tha as nuk e përdor fare telefonin. Maksimumi sa për komunikim me të shtëpisë nuk kam asnjë rrjet sociale. Nuk mendoj se ka pasur diçka tjetër sepse as në kafe nuk dilte me ne. Kishte primare shkollën. Ishte studentja më e mirë, bënte shumë pas mësimeve. Ajo ishte shumë e dhënë, merrte pjesë në çdo diskutim. Kishte shumë informacion për çdo gjë. Hygerta ishte shumë e thjeshtë, vinte pa make up.

…kemi diskutuar me prindërit dhe tha nuk e lë të dalë. Nuk e linin të fliste me shoqërinë.

Kishte një orar fiks që duhet të shkonte në shtëpi… sa mbaronte mësimi iknin.

Kishte merak mungesat…

Pse vjen si vrasëse? Në këtë moment kishte shtrënguar grushtin fort!” – u shprehën shoqet.

Zjarr Tv Ad