Shpërthim me granatë dore në mes të pazarit pas sherrit mes tregtarëve, plagosen nëntë persona në Kosovë

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nëntë persona janë lënduar në tregun e kafshëve në Prizren, pasi dyshohet se një person ka hedhur një granatë dore, pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me dikë tjetër.

Të gjithë të lënduarit janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit.

Ndërsa tre të dyshuarit janë identifikuar dhe janë në kërkim policor.

Mediat kosovare raportojnë se ngjarja ka ndodhur pasi dyshohet se ka pasur një konflikt ndërmjet tregtarëve, dhe njëri prej tyre ka hedhur granatën.

“Sot me datë 22.11.2023, rreth orës 04:50, Policia ka pranuar informatë për një rast plagosje te tregu i kafshëve në Prizren. Nga informatat e para dyshohet se 9 persona kanë pësuar lëndime nga shpërthimi i një granate dore.

Të gjithë të lënduarit janë në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit duke marrë trajtim mjekësor. Policia ka dalë në vendngjarje dhe është informuar prokurori kujdestar gjithashtu.

Në vendngjarje kanë dalë edhe njësiti i hetimeve rajonale të Prizrenit dhe janë duke mbledhur provat dhe dëshmitë. Tre te dyshuar janë identifikuar dhe janë në kërkim policor”, ka thënë zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Zjarr Tv Ad