Një sasi e vogël tritoli ka shpërthyer në orët e para të ditës së sotme në një magazinë me vegla muzikore në Kamëz. Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.
Nga shpërthimi është dëmtuar pjesërisht qepeni i mbylljes së derës të këtij ambienti dhe grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.
“Më datë 01.10.2022, në orën 03:00, në Kamzë, në derën e një ambienti (magazinë për vegla muzikore) të marrë me qira nga shtetasi B. L., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse.
Si pasojë është dëmtuar pjesërisht qepeni i mbylljes së derës të këtij ambienti. Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit”, njofton Policia.