Një shpërthim mësohet se ka ndodhur në një pikë karburanti në Tiranën, në zonën e rrugës ‘Bardhyl”.
Si pasojë e shpërthimit mësohet se janë plagosur dy persona, gjendja e të cilëve tashmë paraqitet jashtë rrezikut për jetën, si dhe po marrin kujdesin shëndetësor në praninë e mjekëve.
Personat e plagosur mësohet se janë menaxherri me inicialet M.Ç. dhe shoferi i autobotit me inicialet M.K.
Sa i përket shkaqeve të shpërthimit, ende nuk dihen arsyet.
Sipas njoftimit të Policisë, shpërthimi ndodhi gjatë kohës që një autobot po furnizohej me karburant me benzinë.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 04.11.2023, rreth orës 13:30, në Rrugën Bardhyl, gjatë kohës që ka qenë duke u funizuar një karburant me benzinë, nga një autobot, ka ndodhur një shpërthim.
Si pasojë është dëmtuar shtetasi M. Ç., (menaxher) dhe shtetasi M. K. (shoferi i autobotit), të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.