“Shqipëria është në një pikë kritike, Erisa Xhixho ngre alarmin

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho u shpreh mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Quo Vadis’ se vendi ndodhet në një situatë shumë kritike përsa i përket shtimit të rasteve të abuzimeve seksuale

Xhixho prezantoi dy ditë më parë nismën ligjore për regjistrimin kombëtar të të dënuarve . Deputetja e LSI-së theksoi se kjo nismë vjen pas ngjarjeve të ditëve të fundit ku fëmijët kanë rënë pre e mashtimëve të ndyshme . Sipas saj, regjistri do të jetë një mjet efektiv për të identifikuar vendndodhjen e të dënuarve për mashtime të ndryshme dhe monitorimin e aktivitetit të tyre, si dhe punësimin e tyre në institucione.

Deklarata e Xhixhos:

“Jemi në një situatë shumë kritike të shoqërisë. Marr parasysh edhe raporte të organizatave të shoqërisë civile. Si draft ide ka qenë në 2013. Është bashkëpunim e CRCA që merret me të miturit dhe të drejtat e tyre, një projektligj i konsultuar me mua si një person i cili advokon të drejtat e njeriut, të grave. Nuk është diçka familjare, por është një çështje shoqërore e të gjithëve ne prandaj duhet të jemi bashkë për disa kauza. Unë kam marrë pjesë në protesta të shumta të shoqërisë civile, e cila ka advokuar pasjen e një regjistri të tillë nisur kjo edhe nga eksperienca e Bashkimit Europian”, u shpreh Xhixho.

Zjarr Tv Ad