Shqipëria nën rrezikun e zjarreve, si të shpëtojmë shtëpinë dhe pronën

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Po kalojmë ditë shumë të vështira. Një pjesë e vendit gjendet në terrorin e zjarrit dhe flakëve, ku fatkeqësisht nuk kanë munguar as viktimat në njerëz dhe as dëmet e mëdha në prona, banesa, pyje dhe kultura bujqësore të dëmtuara dhe shkatërruara.

Të njëjtën situatë po kalojnë edhe vende të rajonit dhe Europës, ndërsa ekspertët e OKB-së ngrejnë alarmin se gjërat do të vijnë duke u vështirësuar me kalimin e viteve, ndërsa numri i fatkeqësive natyrore do të njohë rritje.

“Ndryshimet klimatike nuk po vijnë thjesht për Europën, por po vijnë si kërcënim edhe për Bashkimin Europian.

Europa e Veriut do të përballet me përmbytje dhe zjarre, qoftë edhe me ngrohjen në nivelin më të ulët që është parashikuar nga ekspertët, ndërkohë që Marrëveshja e Parisit parashikon kufizimin e ngrohjes globale në jo më shumë se 1.5-2 gradë nga niveli para-industrial.

Paralelisht, Europa e jugut do të goditet nga përmbytjet, nxehtësia urbane dhe rrënimi agro-kulturor, që do të krijojë një përçarje edhe më të madhe mes dy grupeve gjeografike që janë përplasur edhe në të shkuarën brenda Bashkimit Europian”.

Ky është konkluzioni i nxjerrë nga POLITICO pas analizës së 100 kërkimeve shkencore, intervista me shkencëtarë të klimës dhe një raport konfidencial 4200-faqësh i OKB i përpiluar nga Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike.

Për këto dhe shumë arsye të tjera, ekspertët e sigurimeve kanë kërkuar ndërgjegjësimin e qytetarëve që të sigurojnë shëndetin dhe pronën, si mënyra më e mirë për ti dalë përpara të keqes.

Ne nuk duhet të presim që zjarri, uji apo tërmeti të na mbërrijë tek dera dhe më pas të rrimë dyerve të institucioneve shtetërore për ndihmë, por duke qenë të siguruar privatisht, për çdo dëm që pësojmë kompensohemi në vlerën reale dhe në kohë sa më të shpejtë.

SIGAL UNIQA Group Austria, kompania lider e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon vjen për qytetarët me paketat më të mira të sigurimit dhe garanci të niveleve europiane.

Këtë e tregon edhe analiza e fundit e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare të Sigurimeve, sipas së cilës, aftësia paguese e SIGAL UNIQA Group Austria është 208.2%, solide dhe në tejkalim të kërkesave ligjore të AMF duke ofruar garanci dhe standard europiane për klientët e saj.

“AMF vlerëson mjaftueshmërinë dhe tejkalimin e kërkesave ligjore të kapitalit të kompanisë në masën 130% (Deri më: 31.12.2020) dhe 208.2% (Deri më: 31.03.2021)”, thuhet ndër të tjera në raportin e AMF.

Por cilat janë shifrat e dëmeve të paguara nga SIGAL UNIQA, veçanërisht për rastet e Zjarrit?

Gjatë vitit 2020, SIGAL u pagoi 1607 klientëve të saj një dëm prej rreth 6.3 milionë eurosh (761,396,553 lekë). Ndërsa për 6-mujorin e pare të vitit 2021 janë paguar rreth 2 milionë euro dëme (237,224,204 LEKË).

Kinema Millenium në Korçë dhe Teatri SKAMPA në Elbasan u shkatërruan plotësisht nga zjarri por falë sigurimit në SIGAL UNIQA u rikthyen në pak kohë në identitet dhe me ambjente akoma më moderne. SIGAL UNIQA pagoi 500 milionë lekë (të vjetra) për kinemanë në Korçë dhje 320 milionë lekë (të vjetra) për Teatrin në Elbasan.

Dhe a e dini ju sa kushton sigurimi i pronës? Vetëm 1 Euro per m2 në vit. PO, PO vetëm 1euro për metër katror!.

Le të marrim një shembull të thjeshtë: nëse keni një banesë 70 m2, sigurimi i saj nga zjarri apo tërmeti, kushton vetëm 70euro në vit. Mjafton të kurseni 6euro në muaj dhe prona juaj do të jetë e mbrojtur nga çdo e paprituar.

Për më shumë informacion rreth paketave të sigurimit që ofron SIGAL UNIQA mund të klikoni në Sigal.com.al, mund të komunikoni me specialistët tanë në Whatsapp +355 68 606 2829 ose të vizitoni çdo zyrë SIGAL në qytetin tuaj.

Asnjë nga ne nuk mund të parashikojë fatkeqësitë me të cilat mund të përballemi por një gjë e kemi në dorë: të sigurojmë veten, shtëpinë, biznesin dhe gjithcka me vlerë tek SIGAL UNIQA Group Austria.

Nëse doni të siguroheni ka vetëm 1 emër: SIGAL UNIQA Group Austria

Zjarr Tv Ad