Shqipëria nuk shpalli ditë zie për viktimat në Bullgari, revoltohen artistët: Turp! Kur u dogj Notre Dame u bë nami! Apo jeni të zënë me open ballkazan”.

0
115
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Bullgaria janë sot në ditë zie në nder të viktimave të tragjedisë së ndodhur dy ditë më parë në Bullgari, ku humbën jetën 46 persona, pasi autobusi me të cilin po udhëtonin, u aksidentua dhe mori flakë.

Në të gjitha institucionet shtetërore flamuri është ulur në gjysmë shtize, ndërsa autoritetet bullgare dhe maqedonase kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes tragjike. Ndërkohë në Shqipëri ende nuk ka një datë për të shpallur ditë zie në nder të jetëve të humbura.

Lidhur me këtë këngëtarja Besa Kokëdhima ka reaguar e revoltuar, duke e cilësuar si “turp” faktin që vendi ynë nuk shpalli sot ditë zie.

Edhe aktori Florian Binaj ka reaguar duke thënë se: “Jo për gjo po, kur u dogj Notre Damë në Francë u bo nami! Apo jeni të zënë me open ballkazan”.

Zjarr Tv Ad