Shqipëria u shpall “shtëpi e jetës” nga fondacioni ndërkombëtar Raoul Ëallenberg, për kontributin që ka dhënë në shpëtimin e hebrenjve gjatë luftës së dytë botërore. Për të përkujtuar viktimat e holokaustit, në lulishten pranë Presidencës u ngrit pllakata e cila u përurua nga Presidenti Ilir Meta. Në fjalën përshëndetëse, Meta theksoi se kjo ngjarje nderon dhe respekton të gjithë shqiptarët
“Në mënyrë të veçantë ky akt nderon ata burra dhe gra shqiptare, që të udhëhequr nga kodi ynë shumëshekullor zakonor i mikpritjes dhe Besës, nën parimin se ‘Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut’, strehuan bujarisht e pa u kursyer, vunë në rrezik jetën e tyre dhe atë të familjeve, duke shpëtuar nga përndjekja dhe shfarosja e sigurt, qindra e mijëra hebrenj gjatë Holokaustit, njërës prej periudhave më të errëta të njerëzimit”.
Presidenti Meta shtoi se apeli i viktimave të holokaustit është kurrë më gjenocide të tilla njerëzore ndaj kujtdo që i përket një feje, etnie apo kombësie të ndryshme.
Ndërsa zëvendëspresidenti i Fondacionit Ndërkombëtar “Raoul Wallenber”, Daniel Rainer në fjalën e tij vuri në dukje se në Shqipëri nuk është dëgjuar të ketë pasur as edhe një rast të vetëm denoncimi. Sipas tij heroizmi i popullit shqiptar duhet t’i bëhet me dije gjithë botës