Shqiptarët fitojnë 3 vende në parlamentin serb

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zgjedhjet në Serbi ka siguruar edhe 3 vende në Parlamentin e Serbisë në zgjedhjet e djeshme parlamentare.Ka qenë partia Alternativa Demokratike Shqiptare ajo që ka arritur t’i fitojë këto mandate. Ndërkohë, Shqiptarët kanë fituar 0.9% të votave në një listë të përbashkët në zgjedhjet e 21 qershorit pasi u arrit konsensusi politik ndërmjet partive në Luginë të Preshevës dhe Medvegjës. Shaip Kamberi, Argjend Bajrami, Nadie Beqiri dhe Adnan Salihu do të jenë deputetët që do t’i përfaqësojnë shqiptarët në parlamentin serb. Ndërkohë votimi për zgjedhjet parlamentare në Serbi është mbajtur edhe në komunat me shumicë serbe në Kosovë.  Sipas OSBE-së, që ka monitoruar këto zgjedhje, mbi 55 mijë votues kanë ushtruar të drejtën e tyre për votë në Kosovë. Partia e Aleksandar Vuçiç, SNS ka fituar 62.5% të votave dhe ka arritur një fitore bindëse në zgjedhje, çka përkthehet në 180 mandate.

Zjarr Tv Ad