Shtatë turistë francezë përfundojnë në spitalin e Lushnjës/ Furgoni me të cilin udhëtonin drejt Beratit përplaset me një autokombajnë

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shtatë turiste franceze kanë përfunduar në spitalin e Lushnjës.

Shkak është bërë një aksident që ka ndodhur kur furgoni me të cilin udhëtonin në drejtim të Beratit është përplasur me një autokombajnë që lëvizte nga njëri krah i rrugës në tjetrin.

Furgoni i linjës Tiranë Berat me të cilin udhëtonin turistët dhe qytetarë të tjerë u përplas me autokombajnën. Policia në vendngjarje ka ndaluar drejtuesit e mjeteve të përfshirë dhe po disiplinon trafikun si dhe po dokumenton ngjarjen që mund të kishte përfundim tragjik. Po marrin ndihmë mjekësore disa prej turisteve që kanë thyeje gjymtyrësh dhe dëmtime të tjera në trup.

Fatmirësisht sipas mjekëve nuk ka probleme serioze për shëndetin dhe po kryhen ekzaminimet përkatëse. Segmenti rrugor nacional Lushnjë Berat është vazhdimisht shkak aksidentesh pasi është vetëm me dy korsi vajtje ardhje dhe kalon nëpër zonë bujqësore ku mjetet motorike kalojnë nga njëra anë në tjetrën.

Zjarr Tv Ad