Prokuroria e Posaçme, SPAK, pritet të përfshihet nga një tjetër garë për zgjedhjen e drejtuesit të ri. Në fund të këtij viti drejtuesit aktual përfundon mandati, ndërsa në bazë të ligjit KLP duhet të shpallë 3 muaj para garën për të zgjedhur titullarin e ri nga radhet e prokurorëve të kësaj strukture.
Bashkë me dosjet e konsideruara të “nxehta”që janë në pritje të një vendimmarrje nga ana e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme, shtatori pritet të sjellë një tjetër zhvillim të rëndësishëm në këtë strukturë.
Në bazë të ligjit per statusin e gjyqtarit dhe prokurorit në këtë muaj Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet të hapë garën për zgjdhjen e drejtuesit të ri të Prokurorisë së Posaçme.
Në dhjetor drejtuesit aktual të kësaj strukture Arben Kraja i përfundon madati tre vjeçar, ndërsa në ligjin aktual për statusin e gjyqtarit dhe prokurorit është e parashikuar që titullari i SPAK është me një mandat të parinovueshëm.
Me hapjen e garës nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, prokurorëve të kësaj strukture do ti lihet një afat i përcaktuar kohor për të shprehur interesin dhe më pas do të jetë Këshilli i Lartë i Prokurorisë që do të vendosë me votim për pasardhësin e Arben Krajës, kjo pasi të dëgjojë edhe platformat e kandidatëve.
Në garë e parë përveç Arben Krajës kandidat tjetër ishte edhe zevendësdrejtuesi aktual Altin Dumani si dhe drejtuesi i sektorit Antikorrupsion Edvin Kondili.
Nuk dihet nëse këta dy kandidatë do të jenë sërish pjesë e garës për drejtues të kësaj strukture pas përfundimit të mandatit të titullarit aktual.
Burimi: Lajme.al