“Si do ta pengojmë Bashën”, Bejko: Çfarë më tha një nga ata që iku nga mbledhja

0
255
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Roland Bejko zbuloi për Euronews Albania se një nga deputetët të cilët u larguan mbrëmjen e djeshme nga mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike, nuk kishte asnjë merak për mënyrën se si do vendosej të udhëhiqej partia po kishte vetëm një merak.

Sipas Bejkos, deputeti, të cilit ai nuk ja përmendi emrin, kishte thënë se duhet të gjenin një mënyrë që të pengonin kthimin e Lulzim Bashës në krye të PD-së.

Deputetët që ikën nuk votuan. Madje njëri prej deputetëve nuk u mor fare me modalitetet, se i humbi edhe durimi, ai tha “për çfarë vijmë vërdallë kot? Si do gjejmë një mënyrë të pengojmë rikthimin e Bashës në krye të PD-së”. Ai nuk e kishte hallin e modaliteteve, meraku i tij ishte ky, të mos vinte Basha.

I pyetur nëse do ishte pro Bashës në krye të PD-së, Bejko u përgjigj se ai nuk e ndalon dot të kandidojë dhe nëse ai kandidon, do dëgjojë vizionin që ai ka, por në rast se kthehet siç ka qenë nuk do e votojë.

Deputetët që u larguan nga mbledhja ishin Gazment Bardhi, Saimir Korreshi, Helidon Bushati, Dashnor Sula, Lefter Gështenja, Bledion Nallbati, Dhurata Çupi.

Zjarr Tv Ad