Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka komentuar videoskandalin e publikuar dje në rrjetet sociale ku dëgjohej një bisedë telefonike e kryebashkiakut të Divjakës, Josif Gorrea teksa ofendonte banorët. Korreshi tha se banorët e Divjakës po protestonin për çështjen e mbetjeve.
“Është përgjigjur në mënyrë arrogante. Videon ma kanë dërguar qytetarët dhe e publikova. Aty është një zonë dhe një situatë tragjike ku përveç hajdutërisë, siç e dini aty është një mal plehrash. Kur ndizet kundërmon e gjithë zona. Bëhet një situatë e padurueshme”, ka thënë ai.
Fusha e plehrave u shpreh më tej deputeti është rihapur në duke dëmtuar ‘mushkëritë’ e Lushnjës.
“Është skandaloze se si taksat që mblidhen nuk dihet ku shkojnë dhe plehrat vazhdojnë të mblidhen me sfurk. Qytetarët më kanë bërë me dije se do t’i vazhdojnë protestat, unë do të jem me ta”, ka thënë ndër të tjera Korreshi.