Si gjithnjë, pas zgjedhjeve Basha nis “fushatën”

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga: Hysni Gurra

Ilir Meta do të mbahet mend jo për faktin se është në politikë që nga dhjetori i vitit 1990, as për faktin se ka qenë President, kryetar Parlamenti, kryeministër, ministër etj, jo për akuzat që i janë bërë dhe aferat në të cilat është përfshirë, por për një shprehje për Lulzim Bashën. “Luli të gënjen edhe kur e pyet për orën”.

Luli Basha u pyet nga gazetarët para se të nisë fushata dhe u përgjigj me kokën lart se do të bënte fushatë në të gjithë Shqipërinë.

Si njeri që e mban fjalën dhe në traditën e tij më të mire, Basha nisi fushatën, sërish pas zgjedhjeve.

Sot Luli Basha u zgjua, doli me 20 të rinj dhe bëri një shfaqje që të lë pa mend. Më shumë i ngjante një mësuesi të pa përgatitur para nxënësve që për të mbushur orën e mësimit e nis me pyetje: Çfarë mendoni për këtë? Sa prej jush kanë votuar? Sa prej jush jo? Dhe çfarë premtoi Lul Basha?

Listat e hapura. O Zot! Njeriu që ishte 9 vjet në krye të PD-së, njeriu që çonte listat e deputetëve (të paplota) në KQZ 5 minuta pas afatit zyrtar, sot flet pa u skuqur, pa ju dridhur zëri se qerpiku jo e jo dhe thotë…a jeni për lista të hapura? Po në ka bërë një gjë të mire PD pas largimit të Bashës jane primaret dhe staturi i ri…

Premtimi i dytë është një riciklim i vjetër i vetingut të politikanëve. A thua e ka penguar njeri atë që kur ishte në krye të PD-së të bënte transparencë qoftë në faqen zyrtare të PD-së.

Dy teza të stërthëna dhe të konsumuara nga koha, që të kujtojnë një bejte nga Jugu:

“U ndërru dhe Lame Sheshi/Veshi rrobat që i zhveshi”

Nejse, Luli tregoi se vijon misionin e tij. Asnjë fjalë për regjimin, kapjen e sistemit dhe spërdredhjen e gjyqësorit, por tinzarisht nisi misionin për të shkatërruar PD-në.

Duke e parë sot të vjen edhe keq për Lulin. I ngjan ushtarit japonez të mbetur në ishull dhe që nuk e kishte marrë vesh që Lufta e Dytë Botërore kishte përfunduar. Luli ende flet në emër të PD-së dhe kjo tregon se sensi i humorit nuk i ka humbur.

Në fund Luli tha edhe një frazë lapidare. “Kam mendimin tim” dhe harroj të shtoj vetëm një gjë… “nuk jam dakord me të”.

Zjarr Tv Ad