Sinjale për vendndodhjen e avionit të rrëzuar një ditë më parë

0
94
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Autoritetet indoneziane thonë se kanë marrë sinjale për vendndodhjen e avionit me 62 persona që u rrëzua një ditë më parë në Xhakartë.Kërkimet në ujërat rreth kryeqytetit indonezian çuan të dielën në zbulimin e gjymtyrëve dhe rrobave të disa viktimave, përveç pjesëve që mendohet se i përkasin avionit.“Jemi të sigurt se vendi i aksidentit është në jug të ishullit të Lakit. Vërejmë anomali në ujë, materiale e mbetje të shpërndara kudo, që me shumë gjasë janë të avionit.”Ndërkohë, dhjetëra flotiljet dhe helikopterët që krehën zonën nuk arritën edhe pas kërkimeve të natës që të bien në gjurmët e trupit të avionit të zhytur nën ujë.Mjeti tip “Boeing 737”, që po transportonte 40 pasagjerë të rritur, 7 fëmijë, 3 foshnja dhe 12 pjesëtarë të ekuipazhit, humbi kontaktet të shtunën katër minuta pas nisjes dhe ngjitjes në lartësinë afro 3 kilometra mbi Tokë.Një pasagjer tjetër raportohet se e kishte humbur fluturimin sepse nuk i kishte dalë në kohë testi i kovidit-19.“Në emër të qeverisë dhe të qytetarëve indonezianë, shpreh ngushëllimet më të thella për fatkeqësinë. Lutemi që viktimat do të gjenden,” deklaroi presidenti i vendit.Dëshmitarët okularë thanë se e panë avionin të zhytej me shpejtësi drejt detit, dhe jehona e shpërthimit që krijoi përplasja me sipërfaqen u dëgjua pavarësisht shiut.Moti i keq kishte detyruar edhe nisjen e tij me vonesë.Avioni i një linje lokale kishte 26 vite në fluturim, ndërsa ngjarja u rikthye indonezianëve në kujtesë aksidentin ajror të vitit 2018, që la 189 persona të vrarë, po ashtu të zhdukur në detin që rrethon kryeqytetin indonezian./

Zjarr Tv Ad