Vendi është goditur nga moti i keq dhe reshjet intensive të shiut që kanë shkaktuar edhe problematika në qarkullimin e rrugëve.
Autoriteti Rrugor Shqiptar jep informacion në lidhje me situatën në rrugë, duke thënë se për momentin vetëm në aksin Dedaj-Razëm vazhdon devijimi për në rrugën alternative, ndërsa në rrugët e tjera qarkullimi është normal.
“Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka rënë intensiteti i reshjeve të shiut në të gjithë vendin duke sjellë një qetësim të situates. Për momentin vetëm në aksin Dedaj-Razëm vazhdon devijimi për në rrugën alternative.
Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren për të mbajtur qarkullimin në normalitet.
Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me shi, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore” thuhet në njoftim.