Skandal/4 të infektuar ‘mbyllin’ Shërbimin epidemiologjik Durrës!

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Infektimi i  personave, pjesë e personelit të Shërbimin epidemiologjik Durrës janë bërë shkak që i gjithë stafi të shkojë në banesat e tyre duke e nxjerrë këtë institucion jashtë funksioni. Burimet bëjnë të ditur se i fundit që ka ikur në banesën e tij, është shoferi i ambulancës, i cili transporton personelin që merr tamponët. Ky institucion ka marrë ditën e sotme vetëm disa tamponë te Shtëpia e Fëmijës dhe më pas personeli është larguar për në banesat e tyre. Ky është institucioni i cilën bën tamponët e personave të prekur dhe sot ai del jashtë funksionit duke lënë në mëshirë të fatit të gjithë të infektuarit. Një urdhër edhe më skandaloz pas kësaj situate të rëndë është ai i Ministrisë së Shëndetësisë ku thotë se kush personel është asimptomaktik duhet të dalë në punë. Sipas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë, nëse personeli i kësaj drejtorie është asimptomatik duhet të dalë në punë, një urdhër skandal duke rrezikuar kështu jetën e gjithë personelit por dhe qytetarëve të cilëve u bëhet tamponi. Lidhur me situatën specialisti Zija Alhysa sqaron se aktualisht në këtë shërbim nuk është më askush në punë për shkak të rasteve pozitive dhe se punonjësit duhet të qëndrojnë në karantinë. Alhysa tha se priten udhëzime nga Ministria e Shëndetësisë sesi do të funksionojë ky shërbim, pasi nëse të gjithë shkojnë në shtëpi nuk dihet se si do të veprohet.

Zjarr Tv Ad