Presidenti Bajram Begaj është nisur ditën e sotme në SHBA, për të marrë pjesë në punimet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York. Së bashku me Presidentin Begaj kanë shkuar dhe 22 persona të tjerë, si këshilltarë, gazetar, zonja e parë Armanda Begaj si dhe parukierja e zonjës së parë.
Në listën e publikuar për mediat, Lili Ismaili, ka shkuar në New York si këshilltare e Jashtme e Presidentit. Por në një kërkim, rezulton se Lili Ismaili është parukierja e zonjës së parë Armanda Begaj dhe jo Këshilltare e Jashtme. Në rrjetin social, Instagram ku dhe promovon punën e saj. Ismaili, nuk ka ngurruar të hedh herë pas here foto të stilimeve që i ka bërë zonjës së parë.
Por kjo nuk është e vetmja, pasi në listën e nxjerr nga Presidenca shohim dhe Asllan Baraj dhe Zhaneta Hashorva, të cilët kanë shkuar në New York. Sipas listës Baraj është Këshilltar i Jashtëm, por që në faqen zyrtare të Presidencës nuk emri i tij nuk figuron. Ndërsa Zhaneta Hashorva është shoqëruesja e Zonjës së Parë. Por sipas një kërkimi shihet që Baraj dhe Hashorva janë çift dhe kanë një kompani së bashku me emrin “Euro Ceramica”.
REAGIMI I GENC SEJKOS
I modh Beromi. Ka marrë me vete në OKB pronarin e fabrikës së tullave me gjithë grua.
Pronari i fabrikës si këshilltar. Gruaja e pronarit si shoqëruese e Zonjës së Parë.
Jemi zyrtarisht Republikë bananesh.