Skandal në derbin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, tifozët e Shkupit sulmojnë futbollistin e Shkëndijës. Braktiset ndeshja

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Supersfida në kampionatin e Maqedonisë së Veriut, derbi shqiptar mes Shkupit dhe Shkëndijës së Tetovës, është mbyllur me turp pak minuta pas fillimit të saj. Gjithçka ndodhi si rrjedhojë e një goli nga tetovarët dhe sulmi i tifozëve vendas ndaj tyre pas festimit.

Dashir Elezi shënoi që në minutën e 9 të sfidës dhe festoi golin e tij para tribunës së “Shvarcerave”. Disa prej këtyre të fundit kërcyen në fushë dhe sulmuan lojtarët e Shkëndijës duke sjellë një kaos të pazakontë në këtë sfidë të veçantë që duhej të ishte një fakt një festë për futbollin shqiptar në Maqedoninë e Veriut pasi këto janë dy skuadrat që po bëjnë histori në këtë periudhë. Ndërhyrja e stjuardëve dhe e vetë lojtarëve të Shkupit nuk mjaftoi dhe u desh ndërhyrja e forcave speciale që të qetësohej gjendja.

Lojtarët e Shkëndijës u detyruan të largoheshin nën mbrojtjen e forcave të rendit nga fusha e lojës, me ndeshjen që u braktis përfundimisht për t’u luajtur ndoshta në një ditë tjetër, por padyshim pa praninë e tifozëve në tribuna

Zjarr Tv Ad