Skandali me mikrokreditë, vetëvritet Olsi Ibro, burri i pronares së Micro Credit Albania! U hodh nga një pallat në ndërtim në Tiranë

0
528
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Olsi Ibro, bashkëshorti i pronares së Micro Credit Albania, një nga shoqëritë e mikrokrediteve të hetuara nga prokuroria e Tiranës për skemën mashtruese me qëllim vjedhjen dhe zhvatjen e qytetarëve, i ka dhënë fund jetës mëngjesin e sotëm (20 korrik 2024) duke u vetëhedhur nga një pallat në ndërtim në rrugën ‘Ramaza Shijaku’ në Tiranë.

45 vjeçari përflitej se ishte përfshirë në skandalin me mashtrimin me mikrokreditë, megjithëse ndaj tij nuk kishte një akuzë ndërsa bashkëshortja Elda Ibro, pronare e Micro Credit Albania është në arrest shtëpie.

Mësohet se Ibro është hedhur nga tarraca e pallatit dhe trupi i tij i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm nga roja kur ka ardhur në punë. Në vendin e ngjarjes hetuesit kanë gjetur disa kokrra fostoksinë, çka dyshohet se mund të ketë pirë dhe para hedhjes nga tarraca. Por, nëse ka gëlltitur apo jo do e përcaktoj ekspertiza në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Micro Credit Albania u sekuestrua një ditë më parë (19 korrik) me urdhër të prokurorisë, bashkë me shoqërine “Final”, ku sipas hetuesve në bashkëpunim edhe me ADCA, krijuan skema kriminale mashtrimi për t’u zhvatur miliona euro qytetarëve.

Olsi Ibro, sipas mediave ka qenë drejtues i studios ligjore ADCA, e cila ka qenë gjithashtu pjesë e skemës së mashtrimit, dhe dorëzimit të pronave të qytetarëve kredimarrës në dorë të përmbaruesve privatë.

‘Më datë 20.07.2024, në rrugën “Ramazan Shijaku”, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër, shtetasi O. I., 45 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.’- njoftoi sot policia.

Një ditë më parë Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm,Tiranë, njoftoi se ka vënë në sekuestro preventive kuotat dhe asetet/aktivet (pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, tituj pronësie etj) të dy shoqërive të mikrokredive Micro Credit Albania” dhe “Final” që akuzohen se përmes mashtrimit dhe shantazhit kanë zhvatur mijëra qytetarë shqiptarë.

MCA ka mbi vete vetëm veprën penale të “mashtrimit me pasoja të rënda dhe kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim”; por “Final” përveç akuzës së përbashkët me MCA, akuzohet edhe për pastrim parash.

Zjarr Tv Ad