Sekretarja për marrëdhëniet me publikun në koalicionin “Bashkë Fitojmë”, Jola Hysaj ka reaguar në lidhje me arrestimin e ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dakos ku në rrjetet sociale shkruan se “ky është vetëm një show qesharak i partisë në pushtet”.
Hysaj në ‘Facebook’ shkruan se ish-kryebashkiaku Dako nuk është arrestuar për akuzat për korrupsion, vjedhje, tendera por vetëm për shpërdorim detyre dhe se partia socialiste do të vazhdojë me “tallavanë në drejtësinë e re”.
Postimi i plotë:
Në emër të drejtësisë së re, lirojnë Tahirin e arrestojnë Dakon!
SPAK-u i partisë ka bërë jehonë mediatike me arrestimin e Vangjush Dakos, ish-kryebashkiak i Durrësit.
Akuza daton 12 vite mëparë në një leje ndërtimi, e për pasojë akuza është vetëm për shpërdorim detyre.
E njëjta akuzë që “rëndoi” mbi Saimir Tahirin pak kohë më parë, por që tashmë është i lirë. Vendimi u morë të premten por u ekzekutua 4 ditë më vonë. Këto ditë mjaftojnë për marrëveshje e llogari të ftohta, çfarë mundet e çfarë nuk mund të flasë Dako, pas ka zëra që thonë se “xhuxhi di shumë”. Ky është vetëm një shoë qesharak i partisë në pushtet, e cila feston “reformën në drejtësi”. Ai nuk u ndalua para zgjedhjeve, përkundrazi bleu me terezi e bëri pazaret e vjedhjes së rezultatit.
Ai nuk u ndalua e dënua për dosjen 339. Ai nuk u ndalua e as akuzua për korrupsion, vjedhje, tendera pa fund, çfarë nuk ka ndodhur në Bashkinë e Durrësit.
“Duar Akulloja” nuk u arrestua as për Kodrën e Currilave, as për Kodër Vilën, as për Velierën. Nuk u arrestua për të gjithë “projekt- idetë ” e lejeve të ndërtimit të dhëna pa-kriter të cilat ende rrezikojnë jetën e qindra qytetarëve në Durrës. Rëndësi ka që dhomën VIP ia kanë bërë gati, do qëndrojë sa u dakordësuan, me gjasë do ndihet keq mos sot, nesër e sigurtë dhe do e dërgojnë në spital. Më pas do sillet mirë, do ketë probleme shëndetësore bashkëshortja e do lirohet ashtu siç e do tradita socialiste e tallavasë në drejtësinë e re. Socialistët të bëhen gati, sakrifica për drejtësinë e do që kur të dalë Dako të hyjë një tjetër!
Mjaft I hodhët hi syve qytetarëve të Durrësit!
Mjaft është mjaft!