Soko: Kulla pas TOB ekspozoi lidhjet mes politikës së vjetër. Në Tiranë pastrohet paraja e pistë

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Eksperti i Ekonomisë Pano Soko foli në edicionin e lajmeve në MCN TV për kullën 64-katëshe që po ndërtohet pas godinës së TOB. Soko është i mendimit se protesta nuk do të ketë efekt, sepse misioni i protestave në Shqipëri shpesh herë ka qenë i dështuar. Soko thekson se reagimi i Ramës erdhi pasi u ekspozua se politikanët e vjetër të tranzicionit janë bashkë. Soko tha se Rama, Berisha, Meta dhe Veliaj, që e kanë trajtuar këtë vend si pronë të tyre personale.

“Nuk e besoj se protesta do ketë efekt, sepse protesta e ka humbur misionin e saj primar. Misioni i protestave në Shqipëri shpesh herë ka qenë i dështuar. Në vitet e fundit kemi parë njerëz që protestojnë, me ngjyra partiake, pa ngjyra partiake, dhe në fund fare s’ka reagim. Institucioni i protestës ka humbur vlerën sepse përballë nuk gjen një demokraci të pastër. Këtu kemi ndërtuar një shtet që në thelbin e vet ka pushtetin. Në bërthamën e shtetit tonë është pushteti i njëshit, i individit, që nuk ngacmohet dhe as lëndohet as nga protestat.

Ata që kanë çuar në SPAK padinë për ndërtimin e kullës patjetër kanë gjetur elemente penalë në këtë rast. Problemin dua ta shoh nga pikëpamja politike dhe morale. Unë jam i sigurt se dëmi është bërë përpara se kulla të fillohej të ndërtohej. Dëmi është bërë që në momentin që është dhënë leja, që është bërë plani.

E parë në lidhje me lidhjet e një pjese të opozitës me ndërtimin e kësaj kulle, kjo është gjëja më e keqe. Çfarë tregon, tregon që këtu kemi të gjithë aktorët 30 vjeçarë që më në fund janë bërë bashkë në një aferë ekonomike në ndërtimin e kësaj kulle.

Njerëzit duhet të hapin sytë. Ata i kanë ndarë pasuritë e Shqipërisë me njëri-tjetrin, fatet i kanë të përbashkëta. Janë një grusht njerëzish, Rama, Berisha, Meta, Veliaj, që e kanë trajtuar këtë vend si pronë të tyre personale. Shqipëria nuk do shpëtojë asnjëherë nëse nuk shpëton nga këta. Pika e fortë e tyre është sistemi që kanë ndërtuar, sistemi politiko-elektoral që u garanton pushtetin. Ata kanë ndërtuar një sistem ku edhe nëse dikush do denoncojë aferat e tyre, ata të jenë të paprekshëm. Nuk guxon t’i preket një flokë politik mazhorancës sot. Forcën e ka te sistemi. Ne do ndryshojmë këtë qasje që kemi sot në momentin që ndryshojmë pushtetin politik. Debati kaq i nxehtë ekspozoi edhe mënyrën si operon kryeministri vet. Nuk është fakti i një kulle në vetvete, është fakti i ekspozimit të gjithë aferës, që e detyroi Ramën të dalë të shkruajë një roman të gjatë për të justifikuar kullën.

Politika e vjetër është bashkë dhe Rama sot është përfaqësuesi më i mirë i politikës së vjetër. Është fakti që iu ekspozua lidhja, që këta janë bashkë. Të gjithë bashkë do bëjnë qindra milionë dollarë, kjo është ajo që i dogji Ramës. Nëse të gjitha këto vepra që janë bërë në Tiranë do kishin kapital të ligjshëm të sigurojë që ekonomia e Shqipërisë do ishte në nivelin e Greqisë, të mos them në nivelin e Italisë. Një pjesë e mirë investohen nga para e pistë. Kjo është mënyra si pastrohen paratë, futen në ciklin e ekonomisë, prandaj ka Tirana kaq shumë ndërtime tani. Blerjet në gropë janë para që ne s’i shohim si vijnë. Kjo është një metodë që ne e kemi pranuar, pavarësisht se është aq absurde. Kjo është dera që përdor paraja e pistë për t’u futur në ekonomi”, tha Soko.

Zjarr Tv Ad