Votimi i kryer mbrëmë në mesnatë në Parlamentin Europian për zbatimin e 15 kushteve për Shqipërinë para nisjes së negociatave pritet të finalizohet edhe nga ana proceduriale brenda pasdites së sotme. Votimi i brendshem i amendamentit të PPE, ishte votim në parim, që shpreh vullnetin e shumicës në Parlament për të pranuar amendamentin. Në orën 18-19:00 pritet të nisë votimi final në tërësi, i cili përfshin edhe amendamentin për Shqipërinë.Amendamenti i Grupit PPE, u paraqit nga eurodeputetja Kinga Gál, raportere hije e PPE, e raportit “Rekomandime për Ballkanin Perëndimor”. Amendamenti është si më poshtë:“Parlamenti Europian thekson 15 kushtet e caktuara nga Këshilli i Bashkimit Europian që Shqipëria duhet të ketë përmbushur përpara thirrjes Konferencës Ndërqeveritare të parë me shtetet anëtare.”Në votimin e parë, mbrëmë vonë, amendamenti mori 388 vota pro, 280 vota kundër dhe 19 abstenime.15 kushtet u vendosën nga Këshilli Europian (shtetet anëtare) me propozimin e Gjermanisë, Francës, Hollandës, Danimarkës e Spanjës në mars të këtij viti.
Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...