“Sot, jam me kokën ulur para demokratëve!” Tabaku reagon pas disfatës në zgjedhje: Të ringrihemi dhe …

0
128
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Sot, jam me kokën ulur para demokratëve, votuesve të djathtë e kujtdo”, kështu e nis postimin e saj deputetja e PD-së, Jorida Tabaku.

E zhgënjyer nga rezultati i zgjedhjeve të 14 Majit, Tabaku shkruan se në çdo kuti votimi nga Vërmoshi në Konispol, mesazhi i shqiptarë dhe demokratëve është i qartë dhe Partia Demokratike duhet të ndërtohet ndryshe dhe duhen pranuar gabimet nga secili.

Sipas saj askush nuk mund të mohojë problemet me zgjedhjet si krimi, korruptimi, blerja e votës, presionet, por ndryshe nga herët e tjera ajo shkruan se duhet të shohin njëherë nga vetja, për të zgjidhur fillimisht problemet që kanë brenda Partisë Demokratike.

Postimi i plotë i deputetes:

Sot, jam me kokën ulur para demokratëve, votuesve të djathtë e kujtdo. Nuk arritëm dot të japim një alternativë përbashkuese për PD, që pavarësisht kësaj sherrnajës që kush bën çfarë i morrëm për të mirëqenë se njerëzit do votojnë logon apo mitin me sy mbyllur.

Nuk mund të jetë zgjidhje dhe as alternativë mllefi! Nuk mund të jetë zgjidhje dhe alternativë përleshja e pakuptimtë që ka ndarë demokratët. Nuk mund të jetë zgjidhje apo alternativë izolimi i vazhdueshëm dhe fshehja pas alibive që nuk na bëjnë fitues por na zvogëlojnë përditë.

Në çdo kuti votimi nga Vermoshi në Konispol, mesazhi i shqiptarëve dhe demokratëve është i qartë; Ne duhet të pranojmë gabimet tona duke e përdorur krenarinë tonë për të ndërtuar një PD ndryshe dhe jo për të mohuar faktet!

Askush nuk mund te mohojë problemet me zgjedhjet si krimi, korruptimi, blerja e votës, presionet. Por ndryshe nga çdo herë tjetër duhet të bëjmë së pari një vështrim nga vetja!

Koha dhe humbjet e njepasnjëshme kanë treguar që denoncimet pa reflektim janë kthyer në bumerang elektoral. Prandaj A-ja është bashkimi me një analizë se përse mbjellja e urrejtjes mes demokrateve nuk mbjell dot shpresën tek shqiptarët po dëshpërimin! PD duhet të ringrihet nga hiri dhe duhet të jetë alternativë për shqiptarët.

Nuk mund të jemi bojkoti i shqiptarëve kur mund të jemi lehtësisht alternativa e një shumice!

Zjarr Tv Ad