Sot provimi i tretë i Maturës Shtetërore, nxënësit testojnë sot njohuritë në matematikë

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot do të zhvillohet provimi i tretë i Maturës Shtetërore 2023, që do të jetë ai i matematikës.

Janë mbi 30 mijë maturantë që do t’i nënshtrohen testit. Provimi i cili nis në orën 10.00 dhe zgjat 2 orë e 30 minuta. Të gjitha sallat ku do të zhvillohen provimet e maturës do të jenë të monitoruara nga kamerat për të eliminuar kopjimin në provime.

Testi për secilin nga provimet e Maturës Shtetërore 2023 vlerësohet me 60 pikë maksimale, ndërsa për nxënësit që rezultojnë mbetës në provime, mund të rijapin provimin në shtator.

Për herë të parë do të ketë edhe një test të veçantë për fëmijët me aftësi ndryshe. Një tjetër mundësi që kanë maturantët është se ata mund të bëjnë ankim për notën dhe testi i tyre të rivlerësohet.

Ky është provimi i parafundit për maturantët. Provimin e fundit ata e japin më 19 qershor, që është lënda me zgjedhje.

Zjarr Tv Ad