Spaho: Nuk ka burrë që më bën shantazh me dosje rozë apo çështje spiunësh

0
106
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti demokrat, Edmond Spaho dhe analisti Ilir Demalia u përfshinë para disa ditësh në debate mes tyre ku nuk munguan as fyerjet apo etiketimet ndaj njëri-tjetrit. Madje në akuzat e hedhura në rrjetet sociale, Spaho dhe Demaliaj, nuk lanë jashtë edhe familjarët e tyre. Gjatë një prononcimi dje për media, deputeti Spaho duke komentuar debatin tha se ai nisi me ngarkesa politike dhe vijoi me fjalor të vrazhdë. Por deputeti tha se askush nuk mund ti bëjë presion apo shantazh me dosje rozë, çështje spiunësh apo pronash. “Ky është debat që filloi me ngarkesë politike. Me fjalor të vrazhdë dhe për këtë kërkoj ndjesë për pjesën time. Më pas mori karakterin e sulmeve me shpifje personale… Nuk diskutoj më. Le të më hetojnë për të gjitha. Nuk ka burrë që i bën shantazh kudo në politikë ose jashtë, Edmond Spahos me dosje sigurimi, dosje pronash apo dosje rozë. Nuk ka burrë që më bën shantazh. Dhe do vazhdoj të reagojë!”, deklaroi Spaho.

Zjarr Tv Ad