“SPAK, porta e fundit përballë krimit”- Artan Fuga për Asamblenë Kombëtare të PS: Rama kërkon të vendosë një ‘bravë të re’ për një ‘çelës të ri’

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Akademiku Artan Fuga është shprehur se SPAK është ‘porta e fundit’ përballë krimit të organizuar në Shqipëri.

Komentet Fuga i bëri në rubrikën “Opinion” në News24, ku foli lidhur me zhvillimet e fundit në vend, teksa u ndal edhe te aksionet e SPAK ndaj funksionarëve të lartë.

Ai shtoi gjithashtu se në terrenin politik shqiptar, SPAK e ka të vështirë për të vepruar.

“Prokurorët e SPAK e dinë përgjegjësinë e tyre. Është parë që SPAK e ka shumë të vështirë për të vepruar. Edhe kaq sa është zbuluar është e mjaftueshme se është një çorape për t’u zbuluar dhe nuk ka pse të mos shkojë në fund. Duhet të vendosë politikën dhe sidomos drejtuesit e qeverisë se këto nuk janë të rastit, apo dëme të vogla që maten me para, por është një problem shumë i madh. Problemi është se sa modeli i sotëm shtetëror di të qeverisë Shqipërinë?”, u shpreh akademiku Fuga.

Gjithashtu gjatë kësaj interviste, Fuga komentoi edhe mbledhjen e paralajmëruar të Asamblesë Kombëtare të PS-së.

Ai tha se Rama pëlqen të vendosë sa më shumë gra në qeveri, teksa shtoi se kryeministri ka nevojë të vendosë ‘një bravë të re, për një çelës të ri’.

“Kjo përgatitje prej dy tre muajsh është ai ato reklamat e marketingut. Mund të jetë një akt komunikimi i zotit Rama, duke vënë të gjithë klasën politike në një pritshmëri dhe kjo është një strategji komunikimi e zgjuar dhe i dha mundësi atij të kaloj një verë të qetë”, u shpreh Fuga, duke shtuar: “Nuk do të kemi ndryshim në politika qeverisëse, por zoti Rama pritet që ministrat që kanë gjurmë në dosjet e SPAK, sigurisht ai ka treguar që ai i largon përpara. Në kuptimin tim i ka dhënë të drejtë sikur SPAK dhe kryeministri të kenë një komunikim. Pra besoj do të largohen të gjithë ata apo ato që zoti Rama ka një informacion se janë me ndikime, gjurmë në dosje.

Nisur nga ato që kam dëgjuar nga kryeministri, i qëndroj asaj që ai do të kërkojë të afrojë ndonjë figurë që nuk është shumë politike, por mund të jetë edhe afër opozitës, jo në parti, por afër. Zotit Rama kemi parë që i pëlqen të ketë ministre më shumë gra dhe mendoj që objektivi i fundit ka lidhje me rregullime ekuilibrash si në grupin parlamentar edhe në qeveri. Zoti Rama kishte nevojë të vendoste një bravë të re, për një çelës të ri, arsyen nuk e di. Por donte të vendoste një bravë të re më të sigurt”, tha ndër të tjera ai.

Zjarr Tv Ad