“0900-ën kam për ty”, Vokshi reagon pas ofendimit të Ballës: Turp për kryetarin dhe gratë socialiste

0
0

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka reaguar pas situatës së krijuar një ditë më parë në Parlament, ku kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla përdori gjuhë ofenduese ndaj saj, duke i thënë “për ty Albana kam numrin 0900”.

Sipas Vokshit, gjuha që u përdor ndaj saj ishte seksiste, ndërsa u shpreh se u ndje e lënduar.

Gjatë mbledhjes së Komisionit për Evropën dhe Punët e Jashtme, ajo deklaroi se ishte një shenjestrim i qëllimshëm politike për të tentuar sulmon ndaj opozitës dhe ndaj grave deputete të opozitës.

“Dhuna verbale, psikologjike nuk ka vend në parlament. Nuk jam ndjerë e fyer nga ajo që u tha dje nga kryetari i grupit tuaj parlamentar,  sepse njerëz me veprime si të tij e turpërojnë parlamentin por jam ndjerë e lënduar për mënyrën si kryetari i Kuvendit e menaxhoi situatën.

Për mendimin tim e menaxhoi në mënyrë të turpshme dhe me mos distancimin nga ana e grave deputete socialiste për atë që u tha në foltore, për gjuhën seksiste që u përdor nga kryetari i grupit parlamentar të PS.

Unë kam bindjen se shenjëstrimi ishte politik, nuk ishte i rastësishëm. Shenjestrimi ishte i qëllimshëm, po tentojnë të godasin opozitën dhe gratë deputete të opozitës”, tha Albana Vokshi në Komisioni i Jashtëm.

Teksa u shpreh se ndjesa e Taulant Ballës ishte “fake”, madje duke përdorur edhe Bashkimin Evropian, Vokshi iu drejtua socialsitëve, duke i thënë se “modeli që ju i jepni grave shqiptarë është ai i Belinda Ballukut”.

“Përdori edhe BE për një ndjesë fake, mashtrim. Më kanë kërcënuar dhe shandazhuar mua dhe koleget e mia. Më kanë dërguar në SPAK mua dhe familjen time. Më kanë përjashtuar tre muaj së fundmi duke më hequr të drejtën e përfaqësimit, pse? Sepse kërkova heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, sepse ajo është modeli i grave që i jepni ju qytetarëve”, deklaroi Vokshi.

Zjarr Tv Ad