E martë, Prill 7, 2026
Ballina Aktualitet 19 punonjës në Fier bëhen për spital, shfaqin probleme shëndetësore pas përdorimit...

19 punonjës në Fier bëhen për spital, shfaqin probleme shëndetësore pas përdorimit të një substance kimike

0
77

19 punonjës të kompanisë koreane “Yura”, kanë marrë ndihmën mjekësore pranë Spitalit Rajonal Fier, që nga mbrëmja e djeshme.

Si pasojë e përdorimit të një substance kimike gjatë një procesi të ri disa punonjëse shfaqën probleme shëndetësore, kryesisht acarim lëkure në duar dhe dhimbje fyti.

8 prej tyre sipas njoftimit zyrtar të policisë morën ndihmën mjekësore në Urgjencë dhe në ambientet e kompanisë, ndërkohë që gjatë paradites së kësaj të enjteje 11 të tjerë u paraqiten në Urgjencë.

Sipas nëndrejtorit të spitalit Erblin Dollaku, ato shfaqën shenja të lehta intoksifikimi, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

11 punonjëset u transportuan drejt urgjencës me mjetet private të firmës e cila vijon punën pavarësisht situatës.

Zjarr Tv Ad