E hënë, Prill 13, 2026
Ballina Aktualitet “Do mbeten të paharruara takimet me të”, Meta me mesazh ngushëllimi për...

“Do mbeten të paharruara takimet me të”, Meta me mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-presidentit grek: Rol historik për forcimin e fqinjësisë së mirë

0
35

Presidenti Ili Meta ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish-presidentit të Greqisë, Karolos Papulias. Meta ka postuar një foto të hershme me të dhe shkruan se nuk do i harrojë takimet me të dhe sidomos respekti dhe përzemërsia e tij ndaj popullit shqiptar dhe Shqipërisë.

“Mësova me trishtim ndarjen nga jeta të ish-Presidentit të Republikës së Greqisë, Karolos Papulias.

Vlerësim të madh për rolin historik dhe kontributin e Tij të çmuar në përmirësimin e marrëdhënieve dhe forcimin e fqinjësisë së mirë mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe për frymën konstruktive dhe vullnetin e sinqertë të dëshmuar për rivendosjen e urave dhe frymës së bashkëpunimit në të gjitha fushat mes dy popujve tanë.

Për mua do të mbeten të paharruara takimet me të dhe sidomos respekti dhe përzemërsia e Tij ndaj popullit shqiptar dhe Shqipërisë.

Ngushëllime familjes, autoriteteve dhe kombit grek për humbjen e këtij personaliteti të madh, që kontribuoi në rivendosjen e demokracisë dhe progresin e vendit të Tij” shkruan Meta në postimin e tij.

Zjarr Tv Ad